Menaxheri i VIP-ave i kundërpërgjigjet Nora Istrefit: “Unë flas pa doreza, kam video”

“Unë flas pa doreza, kam video”, menaxheri i VIP-ave i kundërpërgjigjet Nora Istrefit.

Këngëtarja Nora Istrefi bëri një reagim dje pas deklaratës së menaxherit të VIP-ave, Alesio Aliajt, ku ky i fundit tha se ka dalë me humbje në një koncert, që e ftuar ka qenë Nora.

Por nga ana tjetër, Nora shkroi se deklarata e tij është e pavërtetë, ku më tej theksoi se “tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen janë të kota dhe të pabaza”.

“Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi pati mjaftueshëm publik duke e marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve. Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë dhe i nxori në shitje biletat. Por në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë në Shqiptari dhe publiku u zhgënjye. Ky veprim i tij ndikoi që fansat të mos besonin në mbajtjen e koncertit tim. Apo t’ja kenë marrë inat. Sikur të ishte korrekt nuk do t’i zinte salla pjesëmarrësit sikur në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi. Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen janë të kota dhe të pabaza”, shkroi Nora.

Por, Alesio nuk e ka lënë me kaq.

Ai ka publikuar një shkrim të gjatë në story, ku ndër të tjera thekson se Nora nuk ka aspak seriozitet në punën e saj, duke bërë me dije se këngëtarja as USB-në me këngët e saj nuk kishte marrë me vete në koncert.

Më tej, Alesio thekson se thjesht ka treguar eksperiencën e tij dhe se deklarata e tij nuk ul e as nuk ngre suksesin 15-vjeçar të Nora Istrefit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey