Menaxheri shqiptar nga Dibra i shet Barcelonës një “Messi” tjetër

Jusuf Demir është 18 vjeçari që e quajnë “Messi austriak”, i cili dje falë edhe menaxherit shqiptar nga dibra Shkumbin Qorrmemeti, i’u bashkua klubit të madh katalonas, Barcelonës.

Për transferimin e këtij futbollisti me klubin e njohur kanë ndërmjetësuar dy menaxherët shqiptarë: Shkumbin Qormemeti dhe Agron Krasniqi.
Shkumbin Qorrmemeti është agjent dhe menaxher i njohur, i lindur në Dibër të Maqedonisë së Veriut, i cili aktualisht jeton dhe punon në Vjenë të Austrisë.

Por kush është Jusuf Demir dhe si arriti tek Barca?

Barcelona përmes menaxhimit të menaxherit dibran ka arritur marrëveshje me Rapid Wiennan për sulmuesin tinejxher Yusuf Demir, ku ky i fundit do t’i bashkohet ekipit të Barcelona B në formë huazimi, ku në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni me të drejtë blerje për 10 milionë euro.

Sulmuesi i talentuar do të kalojë tek katalunasit në një marrëveshje huazimi që momentalisht do t’i kushtojë Barçës rreth 500 mijë euro.

Përmes rrjeteve sociale, Barcelona e ka konfirmuar marrëveshjen me Rapid Wiennan për Demir, ku për këtë të fundit treguan edhe disa detaje të karrierës së tij.

“Yusuf Demir është një 18 vjeçar austriak, i cili ka qenë pjesë e skuadrës bazë për dy sezone, duke regjistruar 31 ndeshje dhe duke shënuar gjashtë gola. Po ashtu, ai ka bërë debutimin e tij edhe me kombëtaren e tij”, shkruante në rrjetin social “Twitter” të Barcelonës.

“Demir është një lojtar me një këmbë të majtë tejet kualitative, që mund të luajë në të gjithë repartin e sulmit, më shumë në krahë por edhe në qendër. Ai mund të jetë i ri në moshë, por ka eksperiencën e të luajturit në nivele të larta, dhe sigurisht din që të shënoj gola”, shkruante më tej.

Demir, i cili ka lindur në Stamboll të Turqisë, bëri debutimin e tij për Rapid Wiennan në dhjetor të vitit 2019. Në shtator të vitit 2020, ai u bë golashënuesi më i ri austriak që shënon gol në Ligën e Kampionëve, ku shënoi gol në ndeshjen kualifikuese të Rapid Wiennas kundër Gent-it, në moshën 17 vjeçare, muajin e tretë dhe ditën e 13 të tij. Debutimin e tij me Kombëtaren e Austrisë Demir e bëri në mars të këtij viti, ku u paraqit në ndeshjen kualifikuese për në Kupën e Botës kundër Ishujve Faroe.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey