Mërgimtarët, shpresë për bizneset

Viti i kaluar për bizneset në Kërçovë u cilësua si “viti i katastrofës”. Shumë biznese të vogla u mbyllën sepse nuk mund të mbijetonin. Por këtë vit, ardhja e mërgimtarëve si duket po sjellë shpresë tek bizneset e vogla. Ata thonë se për dallim nga viti i kaluar, që mezi ja dolën të qëndronin në këmbë, këtë vit sikur ka filluar të ketë më shumë lëvizje. Megjithatë ekziston frika nga varianti i ri i virusit që po përhapet.

“Viti i kaluar ishte katastrofë, kemi punuar me humbje të mëdha sepse e dimë se vitin e kaluar ishte edhe kulmi me Covid-19. Por shpresoj se këtë vit të jetë më mirë, ja numri i të infektuarve po ulet dhe shpresojmë se do të jetë më mirë në të ardhmen. Por sërish kemi frik nga paralajmërimet që i jep Organizata Botërore e Shëndetësisë me sulmin e ri me mutacionin e ri të virusit”, deklaroi ky afarist.

Lëvizje pozitive kanë filluar edhe në agjencitë turistike, sidomos kur bëhet fjalë për pushime.

“Për momentin situata duket më mirë se vitin e kaluar, duke pasur parasysh edhe orën policore, karantinën dhe kufizimet e udhëtimeve. Shpresojmë që këtë vit me lehtësimin e masave për udhëtime të kemi lëvizje më shumë se vitin e kaluar”, tha Luzim Aliu, pronar biznesi.

Ai tregon se destinacioni më i kërkuar është Shqipëria për shkak se nuk kërkohet test Covid dhe vaksina.

“Si destinacion të parë nga këndvështrimi im do ta kisha radhitur Shqipërinë, ku nuk kërkohet as PCR test d.m.th është hyrja e lirë, normal udhëtarët duhet të kenë kujdes megjithatë. Ndërsa Greqia kërkon që t’i keni pranuar të dy vaksinat ose duhet test PCR për hyrje në Greqi, e njëjta është edhe për destinacionin e Turqisë”, shtoi ai.

Qeveria vitin e kaluar vendosi që t’i ndihmojë bizneset me subvencion pagash prej 14,500 denarëve. Këtë vit me sa duhet shpresa e vetme e bizneseve të vogla në Kërçovë janë mërgimtarët që vijnë në vendlindje gjatë sezonit veror./TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey