Merkel shkon në Moskë, çfarë pritet të diskutojë me Putin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë sot Moskën për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin lidhur me tensionet në Lindjen e Mesme.

Kremlini tha se në takim do të adresohet: “situata në Siri dhe Libi si dhe përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, pas sulmit të Shteteve të Bashkuara në aeroportin e Bagdadit më 3 janar”.

Pjesë e këtyre tensioneve është edhe rrëzimi i aeroplanit ukrainas duke lënë të vrarë 176 pasagjerë menjëherë pas nisjes nga Teherani. Irani deklaroi të shtunën se gabimisht kishte rrëzuar aeroplanin ukrainas.

Merkel dhe Putin u takuan muajin e kaluar në Paris si pjesë e përpjekjeve për të vendosur armëpushimin në lindje të Ukrainës.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey