Merko nuk ndëgjon për grevën në shkolla, kërkon të gjithë mësimdhënësit të vazhdojnë mësimin

Kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko mbrëmë përmes një postimi në rrjetet sociale ka apeluar që nga dita e hënë 11.04 2022, të gjithë të paraqiten në vendet e tyre të punës si nëpër shkolla ashtu edhe në çerdhe dhe procesi mësimor të vazhdojë pa pangesa.

“Мësimdhënësit të respektojnë orarin e punës, që parasheh 40 orë në javë, gjegjësisht 8 orë në ditë. Të gjithë drejtorët e shkollave dhe çerdheve të sigurojnë hapësirë të përshtatshme për protestuesit.

Protesta është e drejtë legjitime dhe demokratike e çdo kujt, me kusht që të mos cënojë të drejtën e të tjerëve. Fëmijët nuk duhet të pësojnë dhe të jenë viktimë e politikës ditore”, ka shkruar Merko, derisa Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka nisur grevën në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey