Merr flakë kopshti zoologjik, digjen të gjallë të gjithë majmunët

Një kopsht zoologjik në gjermani ka konfirmuar se “frika e tyre më e keqe është bërë realitet”, pasi një zjarr shkatërroi shtëpinë e majmunëve, duke mos lënë asnjë kafshë të mbijetuar.

“Krefeld Zoo” njoftoi se punonjësit e saj janë në gjendje shoku pasi ndërtesa “u dogj”. Mediat lokale raportojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët e Vitit të Ri. Kjo ende nuk është konfirmuar.

Kopshti zoologjik tha se ‘Kopshti Gorilla’ aty pranë, i cili strehon gorillat e ultësirave perëndimore, nuk ishte djegur.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey