Merr fund dilema/ Luana apo Arbana? Kush është prezantuesja e ‘Big Brother VIP’

Arbana apo Luana? Dy emrat më të përfolur për prezantimin e Big Brother VIP nuk janë më dilemë.

Moderatorja e këtij programi që pritet të nisë së shpejti do të jetë Arbana Osmani.

Moderatorja do të rikthehet pas katër vitesh mungesë në krye të “Big Brother”. Formati, këtë vit vjen me një ndryshim themelor: pjesëmarrës do të jenë vetëm personazhe të famshëm shqiptarë, që do të bashkëjetojnë për 100 ditë në kushte të jashtëzakonshme, larg jetës së tyre të përditshme.

“Big Brother Vip” do të zhvillojë edicionin e parë në studion “Nova”, krijuar enkas për spektakle të këtij lloji disa vite më parë.

“Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar larg komoditeteve të jetës së përditshme”, thuhej në njoftimin e produksionit.

Aktualisht, së bashku me familjen e saj, Arbana po kalon disa ditë pushime në ishujt e Greqisë, prej nga ndan për miqtë virtualë foto dhe video të jashtëzakonshme.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey