Merret vendimi për Nuredin Dumanin

Është mbajtur sot në spitalin e Traumës seanca për masën e sigurisë ndaj Nuredin Dumanit, i cili akuzohet për disa ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë.

Ndaj tij është dhënë masa e arrestit me burg.

Vendimi u dha në spital ku Dumani është shtruar prej dy ditësh për shkak se ishte i plagosur dhe u detyrua të kryente një ndërhyrje kirurgjikale. Dumani ka marrë dy plumba si pasojë e armës së zjarrit, njërin në shpatull, dhe tjetrin në mushkëri.

Rikujtojmë se Dumani u arrestua pas një operacioni policor në qytetin e Fierit ku ai fshihej prej disa ditësh.

Dumani akuzohet se u fsheh aty pas një atentati ndaj një prej njerëzve të Talo Çelës në Elbasan, ku edhe mbeti i plagosur.

Në momentin e arrestimit ai shoqërohej edhe nga një vajzë e re, e cila po ashtu është arrestuar.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey