“Merri ku*at dhe…”, kush është pronarja e lokalit që punonte me Zogun (FOTOT)

Dosja.al ka zbardhur detaje të reja mbi një nga personazhet e përfshirë në skemën e prostitucionit, pjesë e të cilës është edhe Hermes Nikaj. Një prej vajzave që del në skenë, nga pergjimet e publikuara nga gazetari Elton Qyno është edhe Ledi Basha, një balerinë e cila fillimisht u raportua si Ledi B., por që Dosja.al mësoi identitetin e saj të plotë.

Në njërën prej bisedave të publikuara, Basha, me profesion balerinë dhe modele, e cila administron edhe një lokal ka kërkuar që Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës t’i sjellë disa vajza, të cilat i quan “një tufë kur*ash”.

Pjesë nga përgjimet

Hermes Nikaj në datën 21 tetor zhvillon një bisedë me një pronare lokali e identifikuar si “Ledi.B”,e cila në ditën e inaugurimit të lokalit të saj në Tiranë, bisedon me “Zogun e Tiranës”, duke i pohuar këtij të fundit që të marrë një grup vajzash, dhe të shkonte tek lokali, pasi në këmbim të këtij shërbimi, Zogut i premtohet një përqindje monetare. Pronarja e lokalit e këshillon Zogun të mos marrë meshkuj me vete. Mes “Ledi B” dhe Zogut zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Ledi.B: Të enjten je i ftuar, merr një grup ku**ash, ku**ash ç’a të duash ti. Është i ftuar E.Ll dhe J.V,(këngëtarë), merri ato ku**at e tua…se do i bësh reklamë hapjes së lokalit. Pastaj flasim që të marrësh dhe ti një përqindje, pasi nuk do të jetë me tallava. Merri ku**at më të mira se do të prenotoj tavolinën dhe mos me merr e më sill çuna.

Nga ana tjetër Zogut i përgjigjet pozitivisht “Ledi.B” duke i konfirmuar se do shkonte me një grup vajzash në lokalin që sapo do inaugurohej.

Ledi Basha është promovuar edhe më parë si balerinë dhe në intervistat e saj ka rrëfyer aspiratat për sukses të mëtejshëm, për të cilin është shprehur se punon me mish e me shpirt që ta arrijë./Dosja

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey