Mesi mbetet në Paris, por do të ketë trajner të ri

Lionel Mesi nuk e ka pasur sezonin e ëndrrave të tij në fanellën e PSZH-së. Argjentinasi së bashku me yjet e tjerë të skuadrës franceze duhej të luante për titull në Ligën e Kampionëve, por u eliminuan nga Reali. E vetmja gjë që arritën të bënin ishte ngritja e trofeut në kampionatin francez.

Informacione të shumta në lidhje me Lionel Messin janë bërë publike, disa prej tyre pretendojnë se ai do të largohet nga Parisi pas një sezoni. Por, siç janë gjërat, ai nuk ka në plan të largohet, vetëm për të fituar kompeticionin elitar me PSZH-në.

“Mesi do të qëndrojë në PSZH për të paktën një sezon tjetër. Klubi është gati të ndërtojë një ekip rreth argjentinasit, me shumë mundësi nën drejtimin e trajnerit të ri”, shkruan “Sky Sports”.

Drejtuesit e kampionit francez kanë një plan të madh këtë verë, mbetet për t’u parë se kush do të shkojë e të vijë. Është e sigurt që Maurisio Poketinjo do të jetë në histori dhe pritet që pas datës 21 maj, Kilian Mbape të shpall vendimin e tij.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey