Mësohen përballjet për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve – Messi përballë Ronaldos

Ka përfunduar shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve apo për fazën e 1/8 së finales.

Gara më e madhe për klube në Evropë do të sjell përballje interesante në këtë pikë të garës, të cilat fillojnë të luhen nga mesi i muajit shkurt.

Nga 1/8 e finales, do të futet në fuqi edhe rregulla e re, aty ku nuk do të vlejë më rregulli i golit si mysafir.

I ashtuquajturi rregulli i golave ​​si mysafirë është hequr, kështu që ndeshjet që mesin me barazim pas 180 minutave do të shkojë në kohën shtesë, pavarësisht nga numri i golave ​​që çdo ekip ka shënuar në shtëpi dhe jashtë. Nëse skuadrat ende nuk mund të shënojnë gola pas 30 minutave shtesë, ndeshja shkon në penallti.

Gazprom Arena e Shën Petersburgut do të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22, me ndeshjen e planifikuar për 28 maj të vitit 2022.

Telegrafi ua sjelli në kohë reale përballjet që caktohen në shortin që po mbahet në Nyon të Zvicrës:

Benfica – Real Madrid

Villareal – Manchester City

Atletico Madrid – Bayern Munich

RB Salzburg – Liverpool

Inter – Ajax

Sportin CP – Juventus

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey