Mësohet data e lansimit të duetit nga Ledri Vula dhe Yll Limani

Dy artistët e njohur, Ledri Vula dhe Yll Limani prej ditësh kanë paralajmëruar duetin e parë së bashku.

Kënga e re nga Ledri dhe Ylli mban titullin “Tonat” dhe është finalizuar me videoklip.

Në rrjetet sociale, dyshja kanë njoftuar se kjo këngë do të publikohet të enjten në ora 18:00.

Kjo verë mund të cilësohet si verë bashkëpunimesh, por edhe e këngëve solo. Artistët shqiptarë ishin mjaft aktiv me projekte muzikore.

Ledri së fundmi erdhi në bashkëpunim me Melinda Ademin për “A m’ke dasht”. Ndërkaq, Ylli solli projektin”Alkool” në bashkëpunim me reperin Noizy.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey