Mësoni se si do të jetë moti javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme.

Instituti Hidrometerologjik njofton se gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellur me shi dhe intervale me diell.

Shi parashihet të bie ditën e hënë dhe të marte, për të vazhduar sërish të premten, transmeton Klankosova.tv.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s. Indeksi UV do të jetë në vlera mesatare.

Kushtet biometeorologjike paraqiten të mira, sikurse edhe cilësia e ajrit e cila mbetet në vlerat e shëndetshme për shkak të prezencës aktive të parametrave meteorologjik.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey