Messi i jep fund misterit: Ja pse doja të ikja nga Barcelona. Largimi i Ronaldos ka…(FOTO)

Në vitin 2017, Lionel Messi ka menduar seriozisht të largohet nga Barcelona. Në intervistën e gjatë dhënë për radion kryesore katalane, 32-vjeçari shpjegoi se problemet me taksat e kishin shtyrë të mendonte largimin nga Spanja.

“Kur pata problemet me taksat këtu në Spanjë, sinqerisht e kisha mendjen të ikja. Jo për Barçën, por nga dëshirën për ta lënë Spanjën. U ndjeva shumë i keqtrajtuar dhe nuk doja të qëndroja më këtu. Unë kisha shumë dyer të hapura, por asnjë ofertë zyrtare nuk erdhi, sepse të gjithë e dinin se doja të qëndroja te Barcelona. Ajo situatë shkoi përtej asaj që ndieja për këtë vend, që është edhe shtëpia ime”, tha Messi.

Lionel Messi ka punuar me shumë trajnerë te Barça, por ai që i ka lënë më shumë mbresa është trajneri aktual i Manchester City-t.

“Trajneri më i mirë? Guardiola. Ai është më i miri nga të gjithë dhe Luis Enrique, shumë afër”.

Për një dekadë rivaliteti Messi-Roaldo ishte kryefjala e futbollit në Spanjë. Largimi i CR7 te Juventusi, sipas Messit, e ka dobësuar Realin.

“Do të kisha dashur që të vazhdonte në Spanjë, sepse i dha La Liga-s një bonus të veçantë. Ishte e qartë që Real Madridi do ta ndiente humbjen e Cristianos. Kushdo do ta vërente. Sidoqoftë, ka lojtarë me të cilët duhet të ringrihet. Po flasim për Real Madridin, një klub me shumë histori”.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk October 9, 2019 2:26 pm ne Sport. ne link https://lajme.mk/?p=158917
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit