Messi me shokë e kuptojnë situatën, bëjnë gjestin e madh

Koronavirusi ka prekur edhe futbollin.

Lojtarët e Barcelonës kanë pranuar kërkesën e presidentit Josep Maria Bartomeu dhe janë gati të ulin pagat gjatë periudhës që nuk do të jenë të impenjuar me skuadrën e tyre as për seanca stërvitore për shkak të emergjencës nga koronavirusi.

Sipas asaj që raporton gazeta katalanase Sport, numri 1 i Barçës Bartomeu ka takuar së fundmi, 4 kapitenët e ekipit, Lionel Messin, Sergi Busquets, Gerard Pique dhe Sergi Roberto dhe ka diskutuar me ta duke arritur një akord paraprak për një ulje të pagave të futbollistëve.

Ende nuk është miratuar asgjë, por palët në parim kanë rënë dakord dhe futbollistët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë paga më të ulta në këtë periudhë emergjente. /ORAinfo/

loading...
loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey