Messi thuhet se fiton dyfishin e pagave të Ronaldos

Paga e Lionel Messit në Barcelonë është dyfishi i asaj që po merr Cristiano Ronaldo në Juventus, sipas gazetës franceze L’Equipe, përcjell lajmi.net.

Është raportuar më herët se Messi merr 124 milion € në sezon, ndërsa ylli i Juventusit fiton vetëm rreth 53 milion € në sezon.

Neymar është lojtari i tretë më i lartë në futbollin botëror me paga vjetore prej rreth 36 milion € në PSG.

Detajet e plota të kontratës së Messit në Barcelona u zbuluan nga El Mundo disa muaj më parë, duke pretenduar që kontrata aktuale e Argjentinasit i ka dhuruar atij afro 555 milion € në total vetëm midis viteve 2017 dhe 2020.

Kapiteni i Barçës që atëherë ka punuar në ngritjen e një procesi gjyqësor kundër gazetës në fjalë.

Megjithatë, kjo nuk është e gjitha pasi argjentinasi ka denoncuar edhe ish-presidentin e Barcelonës, Josep-Maria Bartomeu dhe Carlos Tusquets për përpjekjen që të prishnin reputacionin e tij./Lajmi.net/

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey