Meta luan futboll: Ata që duan të më blejnë lojtarët, ta dinë mirë, kam dy surpriza që po i ruaj për minutën e fundit

Me bluzën e ekipit të tij të preferuar, Ilir Meta luajti sot një ndeshje në Lezhë me strukturat e Partisë së Lirisë. Meta hodhi sërish akuza për tradhti brenda Partisë së Lirisë, ndërsa tha se për të gjitha ata që përpiqen t’i blenë lojtarët ka ruajtur dy surpriza që pritet t’i bëjë publike në Konventën […]

Prill 20, 2024 - 23:00
 0  9
Meta luan futboll: Ata që duan të më blejnë lojtarët, ta dinë mirë, kam dy surpriza që po i ruaj për minutën e fundit

Me bluzën e ekipit të tij të preferuar, Ilir Meta luajti sot një ndeshje në Lezhë me strukturat e Partisë së Lirisë.

Meta hodhi sërish akuza për tradhti brenda Partisë së Lirisë, ndërsa tha se për të gjitha ata që përpiqen t’i blenë lojtarët ka ruajtur dy surpriza që pritet t’i bëjë publike në Konventën e 27 prillit.

Jemi gati për t’i mbrojtur ngjyrat Celtic. Sapo kam zbritur nga vendi i shenjtë i Sarisalltik për t’i treguar vendin Vitor Tushes, Val Gjetës dhe gjithë atyre që në vend se të merren me Konventën historike që vjen më 27 prill, përpiqen të më blejnë mua lojtarët. Ta dinë mirë se kam dy surpriza që po i ruaj për minutën e fundit. Ne nuk e mbështesim fitoren tek komprometimi i kundërshtarit siç bën Edi Rama, e aq më keq Vitor Tushën e Val Gjetën. Ne e mbështesim te vlerat më të mira të Celtic që janë qëndrueshmëria, solidaritetit, fitorja dhe vetëm fitorja.