Meta për ngjarjen te Teatri: Shumë turp!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka cilësuar të turpshme ngjarjen tek Teatri Kombëtar në Tiranë ku pati përplasje mes policisë dhe artistëve.

“Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme”, tha Meta.

Ai i bëri thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata.

“I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare”, vijoi Meta.

Në fund presidenti shqiptar shkroi: “Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!”.

The post Meta për ngjarjen te Teatri: Shumë turp! appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 24, 2019 2:46 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=146956
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit