Presidenti Meta ka dekretuar këtë të diel kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës “anti-shpifje”.
Në argumentimet e tij, Presidenti Meta sqaron se ndryshimet ligjore që sjell kjo paketë, shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik, si edhe të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit.
“Shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik. Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit. Në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, thekson Meta ndër të tjera.