Mevlani deklaroi ndarjen, Lediana jep versionin e saj, çfarë po ndodh me çiftin

Çifti i shumëpërfolur i “Përputhen”, Mevlan Shaba dhe Lediana Prenga, janë ndarë pak ditë pas largimit nga emisioni

Gjatë puntantës së djeshme të emisionit, Mevlani tha se ka shkëputur çdo kontakt me Ledianën.

Ai tha se pas festës së programit, konkurrentja e kishte bllokuar në çdo rrjet social, ngase e pa afër Antonelës.

Mevlani tha se nuk kishte treguar përse nuk mori pjesë në festë, por e bllokoi pa asnjë sqarim dhe nuk ka kontaktuar me të.

Pas këtyre fjalëve, ka reaguar Lediana e cila shprehet e revoltuar për deklaratën e Mevlanit dhe thotë se nuk e kanë ftuar në emision për t’u sqaruar.

“Nuk ngrihet asnjëherë imazhi yt duke ulur imazhin e tjetrit, aq më pak duke u viktimizuar. Kjo është drejtësia juaj, që flisni në emision për mua dhe unë që duhet të isha prezent për t’i sqaruar gjërat nuk më fton njeri”, shkruan ajo.

Ndërsa, në një tjetër postim, ajo nxit dyshime rreth këngës që Mevlani e shkroi për të.

“E nëse unë paskam shkuar për famë dhe jam shtirur, pyes veten po të tjerët për çfarë? Për klikime këngësh? Me cilin shpirt e shkruajte këngën time se e vërteta është ndryshe…”, shkruan Lediana.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey