Mickoski: Alternativa ti thotë JO Qeverisë, sepse kushti ishte data për në BE

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sugjeron Alternativën që mos të bëhet pjesë e Qeverisë.

Ai në një intervistë për Radiotelevizioni publik RTVM theksoi se nuk e sheh të arsyeshme që Alternativa të mbetet pjesë e Qeverisë nëse vendi nuk merr datë për fillimin e negociatave me BE-në.

Sipas tij, pikërisht çështja me eurointegrimet ishte arsyeja kryesore që Alternativa vendosi të bëhet pjesë e Qeverisë.

“Gjëja kryesore që i bashkon në atë qeveri të re është fillimi i negociatave, nëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk e shoh arsye. Vlerësoj që duhet të dalin, të kapërcejnë kotësinë dhe frustrimet e tyre, ndërsa ne thërrasim në bashkim të opozitës, është e qartë se kjo qeveri siç është tani, nuk ka të ardhme”, tha Mickoski.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey