Mickoski: Arsovska punon në disa projekte për Bashkinë e Shkupit

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistën e tij të fundit theksoi se kryetarja e Bashkisë së Shkupit, danella Arsovska nuk ka mundësi menjëherë të ndryshojë drejtorët në ndërmarrjet publike për shkak se, siç thotë ai, ata kanë pasur marrëveshje.

“Ka nisur ajo fazë. Përveç asaj që drejtorët e ndërmarrjeve publike janë të lidhur me marrëveshje që kanv afat, së pari me rëndësi është të përzgjidhen personat e vërtetë. Siç janë informuar unë, Drislla tashmë ka drejtorin e ri. Jane është profesionist, kuadër i ri dhe besoj se do të punojë me nder dhe përgjegjësi. Gjithashtu drejtori i drejtorit të Lajka, siç jam informuar, ka biografi të mirë. Vendimet i merr Arsovska dhe unë besoj se ajo do të bëj përzgjedhjen e drejtë në interes të shkupjanëve”, tha Mickoski.

Ai shtoi se Arsovska do t’i përmbushë të gjitha premtimet që i dha ndaj qtyetarëve për 100 ditët e para të qeverisjes.

“Nga informacionet e mia, Arsovska në mënyrë paralele punon në disa projekte për Bashkinë e Shkupit. Arsovska ka planet dhe vizionin e saj për qytetin. Bëhet fjalë për zgjidhje që përfshinë probleme dekade siç është kaosi urbanistik, deponitë, papastërtia në Shkup, parkimi dhe ngjashëm. Atë që e ka premtuar për 100 ditët e para e shoh se po punon dhe besoj se do të ketë forcë për ta përmbushur. bashkia e Shkupit duhet të zhvillohet dhe të ofrojë zgjidhje. Besoj se shumë shpejt do të fillojë realizimi i projekteve kapitale infrastrukturore”, tha mes tjerash Mickoski.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey