Mickoski: BDI hyri në pakt me Bullgarinë dhe tradhtoi popullin maqedonas

“Ndryshimi i Kushtetutës nuk do të ndodhë, sepse është mbrojtja e fundit e identitetit maqedonas. Sepse nëse bie Kushtetuta, nëse kalon korniza e negociatave, identiteti maqedonas përfundon”, thotë kryetari i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, në një intervistë për gazetën VEÇER.

Mickoski në intervistë tregon se përse janë larguar nga salla në momentin kur janë votuar konkluzionet për propozimin francez dhe detaje nga referendumi i shpallur për kornizën negociuese.

Sipas tij, deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit që ajo udhëheq dhe ata që nuk pajtohen me këtë propozim francez apo të modifikuar të fundit janë mbrojtës të identitetit maqedonas. Ai ka drejtuar akuza të rënda në adresë të partisë shqiptare në pushtet BDI, duke theksuar se ky subjekt hyri në pakt me Bullgarinë dhe tradhtoi popullin maqedonas.

“Kryesia e BDI-së po bën një gabim historik, ata praktikisht duke parë interesin e Shqipërisë, hynë në koalicion dhe pakt me Bullgarinë e bullgarët dhe shitën interesat e popullit maqedonas dhe të bashkëqytetarëve të tyre në Maqedoni, dhe kështu lanë një plagë e përhershme në kujtesën tonë kolektive dhe këtë nuk do ta harrojmë.”, theksoi Mickoski për Veçer.

Ai pyetur nëse VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet në bllokun maqedonas dhe BDI në atë shqiptar, a do të ketë koalicion me Ahmetin sipas parimit fituesi me fituesin, Mickoski theksoi:

“Nëse kushtimisht BDI-ja është partia politike e cila do të fitojë bindshëm dhe nuk ka mundësi të tjera për ta kompensuar kushtin Badinter, atëherë do të ulemi të flasim dhe këtu nuk kemi dilemë dhe kështu do ta ruajmë identitetin, por ne do të kërkojmë nga BDI që t’i korrigjojë veprimet e saj, sepse jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme, VMRO-DPMNE-së do të ketë më shumë se 61 deputetë, gjegjësisht ne vetë do ta kemi shumicën. Por nëse kemi një mundësi tjetër, një skenar që dëshiroj, me partitë opozitare shqiptare dhe partitë tjera politike, atëherë është koha që BDI të shkojë në opozitë pas shumë vitesh në pushtet.”

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey