Mickoski: Është realizuar pagesa historikisht më e madhe për subvencione për bujqit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se për sa para bëhet fjalë dhe se sa persona janë përfshirë në The post Mickoski: Është realizuar pagesa historikisht më e madhe për subvencione për bujqit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 25, 2024 - 15:00
 0  4
Mickoski: Është realizuar pagesa historikisht më e madhe për subvencione për bujqit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se për sa para bëhet fjalë dhe se sa persona janë përfshirë në lidhje me njoftimin e djeshëm, se ka filluar pagesa e subvencioneve për bujqit, informoi se është realizuar pagesa historikisht më e madhe. Vetëm në periudhën e fundit janë paguar më shumë se 28 milionë euro dhe veçanërisht në gjashtë muajt e fundit, 400 milionë më shumë se ai që paraqet rezultatin historikisht më të lartë.

„Po, dua të them se është realizuar pagesa më e madhe historikisht për subvencione për bujqit, si asnjëherë më parë, që nga pavarësia e Maqedonisë dhe kjo është diçka që realisht paraqet një arritje të madhe. Më shumë se 28 milionë euro janë paguar vetëm në periudhën e fundit. Përndryshe, gjithsej në tërë vitin janë paguar, e sidomos në gjashtë muajt e fundit janë paguar 400 milionë më shumë se sa është rezultati më i lartë historikisht. Por këtu nuk duhet anashkaluar dhe harruar se çmimin më të lartë historikisht e kemi për vreshtarët, për kultivuesit e duhanit, për kulturat e tjera bujqësore, të cilat realisht përfaqësojnë rekorde të jashtëzakonshme që nuk janë regjistruar deri më tani”, tha Kryeministri.

Qëllimi i kësaj Qeverie ndër të tjera është që të prodhojë edhe më shumë ushqime, theksoi Kryeministri, të importojë më pak dhe të eksportojë më shumë.

„Jam vërtetë i kënaqur me mënyrën e menaxhimit të burimeve dhe shpresoj se ky do të jetë vetëm një motivim për bujqit që vitin e ardhshëm bashkërisht të organizohemi edhe më mirë së bashku dhe të prodhojmë edhe më shumë, të importojmë më pak ushqime, por të eksportojmë. Ky është qëllimi i kësaj Qeverie dhe do të ketë reforma në politikën e subvencioneve dhe do të ketë reforma në politikën e prioriteteve. Pra, për momentin mund të them se jam jashtëzakonisht i kënaqur me atë që është arritur”, tha Kryeministri Mickoski.

The post Mickoski: Është realizuar pagesa historikisht më e madhe për subvencione për bujqit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .