Mickoski i fryen zjarrit me regjistrimin, diaspora do t’ia “thyej hundët”

Muhamer Pajaziti

Mickoski vazhdon ta përsërisë deklaratën e tij se diaspora shqiptare nuk do të regjistrohet.

Sigurisht, i nxitur nga agjendat ruso-sllave provokon keq shqiptarët për të shkaktuar destabilizimin e vendit.

Në lojërat e tij, herë pas here i bashkangjitet edhe Zaevi, por sigurisht se do ta marr përgjigjen e merituar sikur paraardhësi i tij, azilanti i Hungarisë.

Mickoski pa fije turpi e shpall in-egzistente diasporën shqiptare, ndonëse ata kanë lindur në Maqedoni, kanë prona, pasuri dhe paguajnë taksa e tatime.

Mickoski nuk është mirënjohës për mërgimtarët tanë, të cilët mbajnë gjallë ekonominë e vendit.

Ai luan e provokon shqiptarët, sikur Gruevski, por ta marr përgjigjen e merituar.

Mickoski, Sllobodan Millosheviqi i ri, do ti detyroj shqiptarët që ta bojkotojnë këtë shtet, duke kërkuar alternativa të reja.

Pas regjistrimit do ta merr përgjigjen e vërtetë, kur shqiptarët do të dalin mbi 40 për qind.

Ta shohim pastajse si do ta luaj vallen e tij të shpifur.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey