MICKOSKI: KOALICIONET PËR ZGJEDHJET LOKALE – TË GJITHA OPSIONET NË LOJË

Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistën për javoren “Fokus” ka deklaruar se pret fitore në zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen këtë vjeshtë, me të paktën një Kryetar Komune dhe një Këshilltar komunal më tepër se sa kundërshtari politik.

Lidhur me koalicionet e mundshme me partitë politike, Mickoksi ka thënë se të gjitha opsionet janë në lojë.

Ai ka thënë se mbështetjen për këto zgjedhje e pret përmes dy mënyrave.

“Së pari me koalicione joformale dinamike nga qytetarët për mbështetje të ndonjë kandidati të caktuar. Kurse e dyta, përmes koalicioneve parazgjedhore me partitë politike. Nëse këto do të jenë parti jashtëparlamentare ose parti nga opozita shqiptare do të varet nga oferta. Jemi të bindur se VMRO-DPMNE-ja është partia më e madhe dhe më e organizuar në vend” – ka deklaruar Mickoski për javoren “Fokus”. /KlanMacedonia

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey