Mickoski komenton rastin me Zekirin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i pyetur se si e komenton aktakuzën ndaj Muhamed Zekirit, tha se është i neveritur edhe pse besonte në prezumimin e pafajësisë dhe i la organet të bëjnë punën e tyre, duke kujtuar se shumë herë kishte shprehur dyshime për objektivitetin e punës së tyre.

“Nëse kjo është e vërtetë, unë jam i neveritur, sepse njëri Rashkovski është zëvendësuar me një tjetër, por opinioni duhet ta dijë se ata po vjedhin për dikë tjetër, për atë që i ka vënë dhe shumë pak i mbetet. Turpi mbetet për ta dhe fatkeqësisht janë gjithnjë e më shumë të zhgënjyer dhe nëse dikush ende e pyet veten pse Maqedonia po zvogëlohet dhe qytetarët po lëvizin, pikërisht për këto arsye”, tha Mickoski.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey