Mickoski: Kovaçevski ka negociuar fshehtas për 6 muaj, tani thotë se nuk di për propozimin francez

“Propozimi francez nuk është dashur të jetë në tavolinë, por ka qenë në tavolinë sepse para disa muajsh dikush e kishte negociuar fshehurazi”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në paraqitjen e mbrëmshme në një emisionin në TV Alfa.

“Në ato negociata, ai që ka negociuar praktikisht është pajtuar me këtë tekst dhe tani befas e shohim tekstin në tavolinë, dhe ai që ka rënë dakord bën sikur nuk është nga këtu, se nuk ka sy, nuk ka veshë, nuk ka asgjë dhe unë them. Nuk kam marrë asgjë. Ky është një samit serioz i Bashkimit Evropian, ku Ukraina duhet të marrë statusin e kandidatit, ku qindra e mijëra njerëz vdesin çdo ditë. Më vjen keq për atë që po ndodh atje, por më vjen keq edhe për ata këtu tek ne që janë zhgënjyer nga pritja 22 vjeçare, dhe brezat tanë enden nëpër Evropë duke pritur një të ardhme evropiane. Ky është një samit serioz historik gjeostrategjik, ky nuk është ndonjë samit ekonomik, kështu që tani do të flasim për politika tona sepse kemi peshë politike në këtë samit”, theksoi Mickoski0.

Ai shtoi se duhet të ndërmerret një hap për Ballkanin, që të fillojnë negociatat si për Maqedoninë ashtu edhe për Shqipërinë. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey