Mickoski kritikon Filipçen: Vaksinat në vend se në janar, kanë arritur në maj, 5.329 persona kanë vdekur

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka reaguar për furnizimin me vaksina kundër Covid-19, transmeton Alsat. Mickoski akuzon autoritetet për vonesa derisa kujton se Maqedonia e Veriut është një prej shteteve me më shumë të vdekur nga Covid-19.

“Njoftuan për vaksinim masiv në dhjetor të 2020, ndërsa vraponin pas provizioneve, filluam në maj të vitit 2021, bindshëm, të fundit në Evropë. Sipas numrit të vdekjeve, ne jemi ndër gjashtë vendet më të prekura në botë. Sot kam lexuar në media një njoftim që kanë mbërritur rreth 10,500 doza të vaksinave Pfizer. Ajo që duhej të mbërrinte në janar ose shkurt, arriti në maj, ajo që duhet të jetë normale për ta është një spektakël. Epo, më lejoni t’ju them diçka, 5329 qytetarë nuk kishin mundësi të marrin vaksinat në maj për shkak të paaftësisë dhe dëshirës tuaj për provizione, ata vdiqën nga korona… herët a vonë do të ketë përgjegjësi, ju premtoj”, ka shkruar Mickoski.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey