Mickoski: Na presin zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka vizituar sot qytetin e Manastirit.

Nga atje Mickoski tha për mediat se zgjedhjet e parakohshme parlamentare sipas tij janë afër dhe këtë do ta dëshmoj protesta e 18 qershorit.

“Jemi para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në të cilat do të kërkojmë besimin e qytetarëve dhe në të cilat do të tregojmë se nuk jemi të gjithë njësoj, edhe pse disa bëjnë fushatë se të gjithë politikanët kanë qenë të njëjtë. Kryeministri tha se gjithçka që kanë bërë në këta 4 muaj është më shumë se në 4 vitet e fundit. Deklarata e kryeministrit nuk ndihet nga qytetarët dhe gjithçka që qytetarët nuk e ndjejnë atëherë ajo që thuhet është manipulim dhe gënjeshtër. Nëse kryeministri do të jetë realist, duhet të thotë se kemi inflacion rekord, jemi të fundit për investimet e huaja dhe vendase, se kemi kapitulluar para krizës energjetike, se jemi në fazën e kapitullimit para krizës ekonomike dhe se nuk ka perspektivë sepse të gjitha pozitat kombëtare janë të shkatërruara, dhe qytetarët jetojnë rëndë dhe mezi ia dalin mbanë, nga fillimi deri në fund të muajit. Ky është realiteti që duhet të prezantohet para qytetarëve, e jo të jepen deklarata të rrejshme”, tha Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së tha se i përkrahin punëtorët në kërkesat e tyre për rritje të pagave, por jo liderin sindikal të LSM-së dhe theksoi se edhe partia politike nga blloku shqiptar BDI nuk duhet të organizojë festa të shtrenjta në kohë krize.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey