Darko Kaevski, zëdhënës dhe deputet i LSDM-së sot përmes një konference me gazetarët ka ngritur pyetjet se çfarë shkoi Mickoski në Budapest, a i mori instruksionet e reja nga shefi dhe mentori i tij Nikolla Gruevski. Ja konferenca e plotë:
“Është e qartë se Hristijan Mickoski po ndjek drejtime dhe detyra të reja me shefin dhe mentorin e tij, Nikolla Gruevski.
Vizita e Mickoskit në Hungari ngre dyshime serioze lidhur me disa raste gjyqësore që po zhvillohen në vend kundër Nikolla Gruevskit dhe ish-lidershipit të VMRO-DPMNE-së.
A ia ka treguar Gruevski Mickoskit strategjinë për mbrojtjen në rastin “Parcelat në Vodno”?
Në këtë rast gjyqësor, Gruevski akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pastrim i parave” dhe “fitim dhe fshehje të paligjshme të pasurisë”.
Vizitat e shpeshta në Budapest në momente kyçe tregojnë se qëllimi i vetëm i Mickoskit është të mbrojë krimin e Nikolla Gruevskit.
Prandaj deputetët e VMRO-DPMNE-së po i bllokojnë ndryshimet në Ligjin për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, prandaj kundërshtuan miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike.
Në VMRO-DPMNE nuk ka ndryshuar asgjë. VMRO-DPMNE është ende parti e udhëhequr nga Nikolla Gruevski, e vetmja parti që mbrojti krimin e regjimit”, theksoi Kaevski nga LSDM.(INA)