Mickoski në Budapest, akuza se po merr udhëzime nga Gruevski

LSDM-ja ka komentuar vizitën e kreut të VMRO-DPMNE-së opozitare në Budapest, duke nënvizuar se Mickoski në Budapest ka shkuar për të marrë udhëzime nga ish kryeministri Nikolla Gruevski.

“Sot pamë se Mickoski është sërish në Budapest, me siguri për të ndjekur udhëzimet e reja të mentorit të tij Gruevski, dhe me të vetmin qëllim se si të sillet në këtë moment lidhur me kërkesën për referendum. Mickoski dhe Apasiev dështuan në synimet e tyre, dështuan gënjeshtrat dhe skenarët e zinj. Tani ata janë ekspozuar ndaj përpjekjeve për të krijuar pengesa të reja në rrugën evropiane të vendit. Ata duhet të kërkojnë arsyet për këtë brenda vetes. Vlerësojmë se ndoshta kjo temë është vetëm për margjinat e VMRO-DPMNE-së dhe vetëm për përdorim të brendshëm të partisë opozitare në fushën e Pallatit të Bardhë, ata mund të kenë pyetje edhe se çfarë do të ndodhë me referendumin e mundshëm, çfarë do të ndodhë me zgjedhjen e kryetarit të ri në VMRO-DPMNE-së, përkatësisht për anëtarë të caktuar në Komitetin Ekzekutiv të tyre?”, pyesin nga LSDM.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey