Mickoski: Nëse partitë shqiptare duan koalicion me VMRO-në, duhet të plotësojnë kushte?

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në intervistën për Fokus ka thënë se pret fitore në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas tij, VMRO-DPMNE është partia më e organizuar dhe më e madhe, pret fitore bindëse.

Lidhur me koalicionimet e mundshme me partitë politike, ai ka thënë se të gjitha kartat janë në tryezë dhe të gjitha opsionet në lojë.

Mickoski shtoi se përkrahjen e pret përmes koalicioneve joformale me përkrahjen që qytetarët do ti japin një kandidati të caktuar dhe përmes koalicioneve parazgjedhore.

Kreu i VMRO-DPMNE tha se lidhur me koalicionet parazgjedhore me partitë shqiptare varet nga oferta dhe kërkesat.

Ai porositi që partitë shqiptare që synojnë të fitojnë komunat me shumicë shqiptare, për të siguruar përkrahjen e VMRO-DPMNE duhet të respektojnë maqedonasit dhe komunitetet e tjera më të vogla, dhe se këtë duhet ta dëshmojnë në vepër.
”Së paku atë që duhet ta bëjnë është që kryetarin e këshillit ta zgjedhin nga bashkësia tjetër etnike më e madhe, pra gjegjësisht të jetë maqedonas”, theksoi Mickoski. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey