Mickoski nga Berlini: BE-ja të mbështesë vendet që tregojnë pjekuri dhe bashkëpunim!

Kancelari gjerman Scholz tha se BE-ja nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickovski në një postim në Facebook. “Bashkimi Evropian (BE) duhet të mbështesë vendet që tregojnë pjekuri, vendosmëri dhe bashkëpunim për qëllimin e përbashkët. Maqedonia po bën shumë në këtë drejtim” tha sot kryeministri Hristijan Mickoski nga […]

tetor 14, 2024 - 16:01
 0  6
Mickoski nga Berlini: BE-ja të mbështesë vendet që tregojnë pjekuri dhe bashkëpunim!

Kancelari gjerman Scholz tha se BE-ja nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickovski në një postim në Facebook.

“Bashkimi Evropian (BE) duhet të mbështesë vendet që tregojnë pjekuri, vendosmëri dhe bashkëpunim për qëllimin e përbashkët. Maqedonia po bën shumë në këtë drejtim” tha sot kryeministri Hristijan Mickoski nga Berlini, ku po merr pjesë në takimin e shefave të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.

“Kancelari gjerman Scholz tha se BE-ja nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian duhet të mbështesë vendet që tregojnë pjekuri, vendosmëri dhe bashkëpunim për qëllimin e përbashkët. Maqedonia po bën shumë në këtë drejtim”, ka shkruar Mickovski

Më herët gjatë ditës së sotme, në hapje të takimit të liderëve nga Ballkani Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se BE-ja është e kompletuar vetëm nëse vendet e rajonit janë pjesë e saj dhe duhet të ndërmarrë hapa shtesë drejt një të ardhmeje të përbashkët. Kancelari theksoi se të gjithë e dinë se sa shumë rajoni i Ballkanit Perëndimor është ende i okupuar nga konfliktet e së kaluarës dhe se është koha për t’i kapërcyer ato dhe që rajoni të fokusohet në të ardhmen.

Ndryshe kryeministri Hristijan Mickoski dhe shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis, realizuan takim në margjinat e samitit të Procesit të Berlinit, që po mbahet sot në Berlin.

Ministria e Jashtme greke në platformën X bën me dije se Gerapetritis ka zhvilluar takime të shkurtra ku janë shkëmbyer mendime në margjinat e takimit të Procesit të Berlinit.

Nga fotografitë shihet se në takim përveç Gerapetritit dhe kryeministrit Mickoski është i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mutsunski.

Kryeministri Mickoski e udhëheq delegacionin e Maqedonisë në Berlin në samitin e kryetarëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.

Së bashku me të në Berlin janë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mutsunski, ai i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ai i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani. /tvklan.mk/