Mickoski paralajmëron bllokadë aktive të Kuvendit, kusht zgjedhjet e parakohshme

“Maqedonia nuk ka qenë kurrë më keq. Edhe në një situatë të tillë nuk duhen parë interesat e ngushta partiake, por duhet zgjatur një dorë. Në kohë krize, ne duhet të krijojmë unitet. Pyes veten se si kryeministri vetëm 100 ditë më parë mburrej se ka bërë një bisedë telefonike me mua, 100 ditë më vonë ka frikë të dalë në një mbledhje lidershipi ku do të flasim për zgjedhje të parakohshme”, theksoi sonte në TV Sitel, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai tha se nuk ka frikë të shkoj në zgjedhje, por Kovaçevski po ikën nga zgjedhjet e parakohshme”.

“Shumë vende evropiane kanë mbajtur zgjedhje. Ky nuk është një justifikim. Gjatë pandemisë Covid-19 zgjedhjet u shtyen dhe më pas kanë vraponin për t’i organizuar ato”, u përgjigj Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së ka paralajmëruar për nesër Komitetin Ekzekutiv të partisë i cili do të diskutojë për hapat pas 10 majit. Ai paralajmëroi një lloj bllokade institucionale, si bllokadë aktive e Kuvendit të Maqedonisë me përjashtim të atyre ligjeve që nënkuptojnë paga më të larta për qytetarët.

“Shpesh kur lëviz në mesin e qytetarëve më ndeshet me pyetjen “çfarë po bëni, pse heshtni. Dikush në mënyrë aktive po mundohet të imponojë tezën se të gjithë janë të njëjtë, ne po luftojmë aktivisht për ta mohuar atë tezë. Por nuk është ashtu”, tha Mickoski.

Për hapat që do të ndërmarrë VMRO-DPMNE në periudhën e ardhshme, Mickosmi tha se ka kërkuar mbështetje nga gjithë shoqëria, pa dallime partiake.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey