Mickoski: Pas Bajramit dhe Pashkëve do të shqyrtojmë mundësinë për protesta

Të presim të kalojnë këto festa të mëdha fetare siç janë Ramazan-Bajrami dhe Pashkët ndërsa më pas do të flasim për veprimet e opozitës, kështu u përgjigj fillimisht kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në pyetjen nëse opozita në të ardhmen do të vazhdojë të mbështet protesta siç ishin ato kundër vendimeve gjyqësore për ngjarejt e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend, transmeton Alsat. Mickoski tha se me mbështetjen e këtyre protestave kanë kërkuar drejtësi dhe se sipas tij kjo nuk paraqet mbështetje të dhunës.

“Ne mbështesim luftën e pakushtëzuar për drejtësi dhe luftë të pakushtëzuar kundër padrejtësisë. Askush nuk thotë se mbështesim dhunën”, tha mes tjerash Mickoski.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey