Mickoski për Kovaçevskin për ironizimin nga Edi Rama: Ose ke dinjitet ose nuk e ke, prandaj ju duken qesharake poshtërimet

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i dërgoi një mesazh kryeministrit Dimitar Kovaçevski pas ironisë në Selanik, pasi Rama ia prezantoi Scholz-it atë si “kryeministrin e Bullgarisë Perëndimore”.

“Dinjitetin ose e ke ose nuk e ke fare. Kur nuk e ke, atëherë sharjet dhe poshtërimet të dukën qesharake! Megjithatë, për popullin jo!
Ndaloni poshtërimet e shtetit, papërgjegjshmërinë dhe grabitjen e popullit.Është e tepërt!”, ka shkruar Mickoski, pas së cilës edhe një herë ka bërë thirrje për protestë të madhe më 18 qershor para Qeverisë.

Kjo ka nxitur reagimin pasi që Edi Rama në takimin me kancelarin gjerman Scholz iu drejtua duke prezantuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me ironi dhe humor si kryeministër i Bullgarisë Perëndimore. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey