Mickoski rizgjedhet kryetari i VMRO-DPMNE, ja prioritetet e tij?

VMRO-DPMNE sot, në kongresin e 17-të të rregullt të partisë, rizgjodhi Hristijan Mickoskin për kryetar partie.

Ai ishte i vetmi kandidat për postin drejtues dhe mori mbështetjen e 489 delegatëve. Nga 493 delegatë të pranishëm, 492 votuan, nga të cilët 489 për Mickoskin. Kishte edhe tre fletë votimi të pavlefshme.

Në kongresin nën moton “Gjenerata e re për një të ardhme të re”, VMRO-DPMNE shpalli doktrinën e re dhe rifreskimin e stafit.

“Synimi dhe vizioni ynë si parti do të jetë të luftojmë në një distancë kohore për të arritur një standard ekonomik si në Austri. Qëllimi ynë si pjesë e asaj marrëveshjeje dhe konsensusi të ri është të ulim tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin në 8%. Taksa personale për të rinjtë duhet të jetë 0%, dhe çdo vit pas stabilizimit të ekonomisë të kemi rritje deri në 5%”, theksoi sot përmes fjalës së tij Hristijan Mickoski.

“Zotohemi për të arritur papunësinë njëshifrore. Në arsim të arrihet një universitet në top 500 sipas listës së Shangait. Për të rregulluar tregun për tregtimin e kriptomonedhave, duke përdorur teknologjinë blockchain. Për të punuar në arritjet dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale, robotikës, inovacionit. Për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme që do të patentohen në Evropë. Të hyjmë në një luftë të hapur kundër korrupsionit dhe në vend të vendit të 111-të aktual në listën e Transparencës të hyjmë në top 50 vendet që luftojnë korrupsionin me rezultate objektive të dobishme për qytetarët tanë. Synimi dhe vizioni ynë është krijimi i një sistemi në bujqësi të blerjes së sigurt për fermerët dhe eksportit te një prodhues, diçka që nuk e bëjmë për 3 dekada. Për t’u rrjetuar në kulturë, për t’u bërë pjesë e eventeve evropiane.”, theksoi Mickoski.

Ai përcolli synomjn që Maqedonia të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. “Kjo nuk është një ëndërr, ky është qëllimi ynë. Pavarësisht fitores së madhe që patëm në zgjedhjet vendore, historikisht më e larta në numrin e kryetarëve të bashkive të fituara në këtë model, ne duhet të tregojmë modesti dhe vendosmëri për të shëruar ndarjen që pengon ecurinë tonë. Siç tha një herë Lincoln, në kohërat e ndarjes së madhe në vendin e tij, ne nuk jemi armiq, por miq. Ne nuk duhet të jemi armiq” tha Mickoski.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey