Mickoski, Sela e Kasami nuk do të marrin pjesë në festën e BDI-së për 20 vjetorin e partisë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka ftuar liderët e partive politike parlamentare të vendit, përveç të Majtës, për të shënuar 20 vjetorin e partisë. Por, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ai i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela dhe i Lëvizja Besa, Bilal Kasami, edhe pse morën ftesë nga BDI-ja, nuk do të marrin pjesë në festë.

“Ne besojmë se nuk është koha për të festuar, në një kohë kur po përballemi me kriza”, tha për Sloboden Pecat Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Një arsye tjetër për mospjesëmarrjen e Mickoskit në festën e BDI-së, siç thonë nga VMRO-DPMNE, është edhe qeverisja e keqe dhe korruptive e BDI-së dhe LSDM-së. Në 20-vjetorin e BDI-së janë ftuar edhe liderë politikë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. BDI-ja do ta shënojë 20 vjetorin me dy manifestime të mëdha në Shkup në Sheshin Skënderbej dhe në Tetovë në Sheshin Ilirija më 3 dhe 4 qershor, ku do të performojnë artistë të estradës nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey