Mickoski: S’jam njeri që dorëzohem

Çdo fitore që vjen nuk është vetëm rezultat i taktikave të suksesshme, por është sublim i gjithë përvojës dhe mundit të investuar më parë, ka shkruar lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në Facebook, duke ndarë foto nga Kongresi i partisë.

“Nuk jam njeri që dorëzohem, nuk është në natyrën time. VMRO-DPMNE e reformuar dhe e fortë do të thotë Maqedoni e fortë. Humbja nuk është opsion kur rreziku është Maqedonia, e ardhmja jonë dhe e ardhmja e popullit tonë.

VMRO-DPMNE është parti fituese, partner kredibil i qytetarëve, partner i bashkësisë ndërkombëtare, shoqërisë civile”, u shpreh Mickovski.

Lideri i VMRO-DPMNE – së dhe kandidati i vetëm për kryetar të ri të partisë, Hristijan Mickoski, në konferencën e sotme për media tha se vendi është në gjendje tragjike dhe se për tejkalimin e krizës së tillë nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“VMRO-DPMNE ka grupin më të madh parlamentar, numrin më të madh të kryetarëve të komunave, numrin më të madh të këshilltarëve. Por, për fat të keq, për shkak të injorancës politike që mbizotëron në Maqedoni, pas katër vitesh nga ardhja e LSDM-së në pushtet, edhe për një kohë të shkurtër do të jemi në opozitë dhe për këtë arsye insistojmë në zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare sepse populli duhet të përfaqësohet sipas asaj që kanë votuar, dhe populli në zgjedhjet e fundit lokale votoi për VMRO-DPMNE-në dhe Koalicionin”, tha Mickoski. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey