Mickoski uron fitoret e Vuçiqit dhe Orbanit: “Maqedonia ka miq”!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka uruar fitoret e Aleksandar Vuçiqit dhe të Viktor Orbanit në zgjedhjet e djeshme në Serbi dhe Hungari.

Mickoski dy ditët e fundit ka qëndruar në Budapest në përkrahje të Orbanit, ndërsa mbrëmë ka qëndruar në shtabin e partisë së kryeministrit të vjetër dhe të ri hungarez, Orban, i cili fitoi në zgjedhjet e djeshme. Mickoski është shfaqur edhe në fotografi me Orban.

Me mesazhin “Maqedonia ka miq”, Mickoski ka uruar fitoren e presidentit serb Vuçiq.

“Fitore e madhe për Orbán Viktor. Me fat dhe sukses le të jetë mandati i pestë i kryeministrit, i katërti radhazi.

Urime për fitoren bindëse të partisë sonë simotër SNS në Serbi. Fitore e madhe për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Maqedonia ka miq!”, ka shkruar Mickoski pas triumfeve zgjedhore të kryeministrit hungarez dhe presidentit serb. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey