Mickovski: Duhet t’a shfuqizojmë Marrëveshjen me Bullgarinë në mënyrë të njënashme

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, në intervistën e tij të fundit për javoren Fokus, thotë se Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë duhet të shfuqizohet. Sipas Mickovskit, këtë marrëveshje Maqedonia e Veriut duhet ta shfuqizojë në mënyrë të njëanshme, sepse e vlerëson si të dëmshme për interesat maqedonase, transmeton gazeta Lajm.

Marrëveshja për fqinjësi të mirë konsiderohej si marrëveshje e cila do të hapë rrugën e RMV-së për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, por ndërkohë janë paraqitur dallime të reja lidhur me gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Në këtë intervistë, Mickovski ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale, për mundësinë që të zgjedhet kryeministër i vendit, për pritjet nga Brukseli dhe për raportet e tij me kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey