Miftaraj thotë se populli s’ka besim në gjyqësor

Miftaraj thotë se populli s’ka besim gjyqësor, përmend ndarjen e drejtësisë me tytën e kallashit.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se populli shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri nuk ka besim në sistemin gjyqësor, prandaj edhe ndodhin vrasje për prona.

“S’kanë besim se gjykatat vendosin në bazë të fakteve, skanë besim se ndahet drejtësi. Edhe kur ndahet drejtësia në gjykatë, të merr kohë 7, 8, 9 e deri 15 vite”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Miftarajt:

Pse në Kosovë dhe Shqipëri ndodhin vrasje për prona ose për kontestin më të vogel civil?

Sepse populli ska pikë besimi në sistemin gjyqësor! Skanë besim se gjykatat vendosin në bazë të fakteve, skanë besim se ndahet drejtësi. Edhe kur ndahet drejtësia në gjykatë, të merr kohë 7, 8, 9 e deri 15 vite.

Çështjet kontestuese që duhet mu vendos në gjykatë, fatkeqësisht po vendosen me tytën e kallashit. Jeta e njeriut statistikë dhe lajm për kronikat e zeza!

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey