Mijallkov dënohet me vetëm 12 vite burg, Jankullovska me 4 vite

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me dy dënime nga 5 vite dhe një tre vite, gjithsej 12 vite, burg ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov. Mijallkov u shpall fajtor në rastin “Target-Fortesa” ku ai është ndër të akuzuarit kryesor derisa ka qenë drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.
Përveç Mijallkovit, në këtë rast janë të akuzuar edhe 11 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe 10 të punësuar të tjerë të DSK-së.

Jankullovska, e cila veçmë është në vuajtje të dënimit për rastin “Tanku”, mori edhe 4 vite shtesë dënim me burg. Goran Grujevski u dënua me pesë dënime, që iu bashkuan në dënim të përbashkët 15 vite. Nikolla Boshkovski u dënua me 15 vite.

Ditë më parë Mijallkovi u kërkua për tre ditë nga organet e rendit, për t’ia dhënë vendimin për masën e arrestit shtëpiak. Por nuk u gjend. Kishte dilema se ai është arratisur që t’i ikë aktvendimit të sotëm, por u shfaq të martën vetë në Prokurori.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey