Mijallkov për herë të dytë pozitiv, anulohet gjyqi për rastin “Parcelat në Vodno”

Ish-kreu i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, sëmuret për herë të dytë me Covid – 19. Alsat mëson se Mijalkov më 5 janar ka bërë test në një laborator privat, pas çka ka rezultuar pozitiv, shkruan Alsat.

Për shkak të kësaj, ai sot nuk është paraqitur në Gjykatën Penale për të dalë para gjykatës për rastin “Parcelat në Vodno”. Gjykatësi Ilija Tërpkov tha se vendimi për izolimin e Mijalkovit është dhënë më 10 janar. Kur jepet vendimi për izolim, thuhet se ai vlen nga dita e testimit, që do të thotë se izolimi i Mijalkovit zgjat deri nesër ose deri më 25 janar.

“Avokati i të pandehurit Sasho Mijallkov ka dorëzuar parashtresë se i pandehuri është pozitiv me koronavirus dhe është theksuar se i është dhënë 10 ditë izolim nëse nuk ka simptoma apo trajtim dhe 20 ditë izolim nëse shfaqen simptoma”, tha Ilija Tërpkov, gjykatës.

Mijalkov është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me sa di unë gjendja është e njëjtë si çdokush që është i infektuar me korona, nuk jam i njoftuar saktësisht sepse nuk kemi kontakt fizik, dëgjohemi herë pas here”, u shpreh Zvonko Davidovic, avokat i Sasho Mijalkovit.

Përderisa Mijalkovi pas paraburgimit tani duhet të jetë në arrest shtëpiak, biznesmeni Orce Kamçev erdhi sot në gjykatë si person i lirë. Pas heqjes së paraburgimit, Kamçevi në gjykimin për “Parcelat në Vodno” erdhi me veturën e vet e jo me të policisë si më parë. Sot ishte seanca e parë pasi Mijalkovit dhe Kamçevit u është ndërprerë paraburgimi. Të dy veçmas garantuan se nuk do të ikin me një shumë të përafërt prej 11 milionë euro. Kamçev gjykohet për pastrim parash ndërsa Mijalkov për ndihmë në kryerjen e veprës penale./Alsat

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey