Mijallkov përfundon në burgun e “Shutkës”, i hiqet arresti shtëpiak

84282298-aa67-4983-bfbe-b92e6f184779

Gjykata pranoi propozimin e prokurores Lençe Ristovska që të akuzuarit Sasho Mijallkov t’i ndërpritet arresti shtëpiak dhe e njëjta të zëvendësohet me paraburgim efektiv.

Kështu që Mijallkov pas kësaj seance gjyqësore do të dërgohet në burgun e Shutkës.

Gjykata Penale e Shkupit i shpalli fajtorë të akuzuarit në rastin “Target-Fortesa” në lidhje me përgjimin e paligjshëm në periudhën 2008-2015-të. Ish drejtori i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov me 12 vjet, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska me 4 vjet, ish-shefi i Kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski me 6 vjet, ish-eprori i DSK Goran Grujevski me 15 vjet si dhe pesë të tjerë. Pesë të dënuarit e parë duhet të kthejnë mbi 87 milionë denarë për shkak dëmit të kryer (Rreth 1.5 milion euro). Vendimi në gjykatën e shkallës së parë u miratua dhomë gjyqësore pesë-anëtarëshe e përbërë nga: Xheneta Bektoviq si gjyqtari i parë, Vlladimir Tufegxhiq si poroti i dytë dh tretë. Edhe pse të hënën u duk se vendimi do të merrej në mungesë të ish-kreut të akuzuar të DSK-së, Sasho Mijallkov, pas gati dy ditësh mungesë, ai u paraqit dhe mori vendimin për arrest shtëpiak, të cilin e mori për shkak të rrezikut të arratisjes. Mijallkov u akuzua për bashkim kriminal, shpërdorim detyre dhe marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm. Kjo e fundit për disa ditë i vjetërsohet, dhe mund të shpëtojë nga akuza në fjalë. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, 4,286 numra telefoni janë ndjekur në mënyrë të paligjshme për të cilat nuk janë lëshuar fare urdhëresa gjyqësore.

Komunikimi ishte ndjekur para se të lëshoheshin dhe pas skadimit të vlefshmërisë së urdhrave të gjykatës në 1,541 numra ose gjithsej 5,827 numra telefoni. Të përgjuar ishin mbi 20 mijë qytetarë.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey