Mijallkov prap do të dal nga paraburgimi, ofroi mbi 10 milionë euro garanci?!

Zyra e Prokurorit për Luftën kundër Krimit të Organizuar konfirmoi për TV24 se është dhënë një mendim pozitiv mbi kërkesën e ish-shefit të DBK-së, Saso Mijalkov, për t’u mbrojtur në liri me një garanci prej 10.8 milion euro.

Prokuroria do t’ia drejtojë këtë propozim Gjykatës Penale, e cila duhet të ketë fjalën e fundit.

Burgu i Shutkës i tha TV24 se ata nuk kishin marrë ende miratim për lirimin e Mijalkovit, i cili gjendet në paraburgim.

Mijallkov gjendet në paraburgim që nga 23 shkurti, kur u ndalua pas disa ditësh zhdukje misterioze.

Për ish shefin e shërbimit sekret deri tani u shqiptuan dy vendime të shkallës së parë, një dënim me 12 vjet burg në rastin e përgjimit të paligjshëm ‘Fortesa-Target’ dhe një dënim me 8 vjet burg në rastin ‘Thesari’, dhe prokurimi i paligjshëm i softverit monitorues të komunikimeve elektronike.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey