Lucas Paqueta, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në tregun e transferimeve.
Duke tërhequr interesin e Paris-Saint Germain, mesfushori brazilian ka qenë i lidhur vazhdimisht me një largim nga Milani këtë muaj,përcjell ORAinfo.
Megjithatë, ditët e fundit, thashethemet janë qetësuar.
Sipas Gazzetta Dello Sport , Milan kohët e fundit kundërshtuan një ofertë nga klubi i ish-mesfushorit, Flamengo. Pala braziliane ofroi të merrte përsëri Paqueta me hua, e cila u refuzua menjëherë.
Për ndeshjen e sotme kundër Cagliari, mesfushori qëndroi në pankinë pasi Pioli ka zgjedhur një formacion 4-4-2, i cili nuk i përshtatet saktësisht atij./ORAinfo/