Milan interesohet për yllin e Barcelonës

Edhe Milani interesohet për futbollistin e Barcelona-s.

Milani ka prioritet mbrojtjen dhe këtë e ka thënë edhe me fjalët e tij Paolo Maldini, drejtori teknik kuqezi, gjatë prezantimit të Sandro Tonalit.

Pikërisht ai repart duhet fuqizuar me ardhjen e një tjetër futbollisti që mund të jetë alternativë ndaj Kjaer dhe Romagnoli, edhe pse është Gabbia dhe Duarte.

Sipas raportimit nga Mundo Deportivo, midis klubeve që mund të interesohen për Jean-Clair Todibo, i cili u kthye në Barcelonë pas huazimit te Schalke, mund të përfshihet ende Milani.

Kuqezinjtë e kërkuan mbrojtësin edhe përpara disa muajsh, në janar, por ai preferoi të shkonte në Gjermani dhe Milani nuk ishte dakord me formulën e parashtruar nga katalanasit, pra me të drejtë blerje për një shifër e lartë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey