Milan vjen me njoftim të rëndësishëm për futbollistin e tyre që rezultoi pozitiv me koronavirus

Coutinho – Arsenal, lajm i papritur nga Anglia

AC Milan vjen me njoftim të rëndësishëm për futbollistin e tyre që rezultoi pozitiv me Covid-19.

AC Milan ka njoftuar se mbrojtësi, Leo Duarte ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Braziliani aktualisht është në izolim në shtëpi pasi mori pjesë në ndeshjen e parë të Rossonerëve në Serie A kundër Bolognas të hënën.

“AC Milan njofton që lojtari Leo Duarte doli pozitiv pas testeve të fundit dje dhe u vendos menjëherë në karantinë në shtëpi”, thuhet në afqen zyrtare të klubit të Milanit.

Coutinho – Arsenal, lajm i papritur nga Anglia

“Anëtarët e tjerë të grupit kanë testuar të gjithë negativisht”, thuhet në njoftim.

Mungesa e Duarte paraqet disa probleme për trajnerin Stefano Pioli përpara ndeshjes së raundit të tretë kualifikues në Evropa Ligë kundër Bodo Glimt të enjten.

Alessio Romagnoli mbetet jashtë, duke nënkuptuar që Simone Kjaer dhe Matteo Gabbia do të fillojnë në qendër të mbrojtjes me Davide Calabria si mbrojtës i djathtë dhe Theo Hernandez si mbrojtës i majtë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey